Lajme

Burjani: Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shumë gjasa të rënditet në vendin e dytë, në zgjedhjet e 9 shkurtit!

09/17/2024 20:13
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit.

Në fjalimin e tij në këtë tubim, ai ka thënë se LDK është ngritur në këmbë dhe se është e pandalshme dhe se do të dalë fituese.

“Kushtrimi ka rënë në Lipjan, LDK është ngritur në këmbë tashmë. Dhe, siç e dini ju, kur LDK ngrihet në këmbë, kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndanë. Jemi të pandalshëm. Jemi fitues. Jemi kampion edhe ne sikurse ju”, ka thënë Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

E në lidhje me deklaratën e Abdixhikut ka folur për “Gazeta Blic”, analisti politik, Blerim Burjani.

Burjani tha se ka shumë gjasa që LDK-ja të rënditet në vendin e dytë por mund të marrë edhe postin e Kryeministrit.

“Gjasat e LDK-së janë të jetë subjekti i dytë politik, por jo edhe pa gjasa të merr kryeministrin e vendit.Po qe se subjekti i parë dështon të themeloj Qeverinë, pra shumë do të varet se cilat subjekte do të kalojnë pragun dhe cilat do të kenë perqindje më të madhe apo rangim më të mirë përmes votave” deklaroi Burjani.

Ai bëri edhe një parashikim për rezultatin që mund të marrë Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“LDK mund te fitojnë 19%-20%, të shohim rangimin edhe të partive të tjera në ketë drejtim. LDK sipas mendimit tim ka mundur më shumë të jetë aktive se sa që është.Mendoj se LDK duhet te kandidoj për deputet emra të cilëve nuk u është dhënë gjasa dhe te orientojn votat tek disa kandidatLDK duhet te jet me e qarte ne reforma dhe në zhvillim” tha Burjani në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Blerim Burjani, Analist politik!

/Gazeta Blic/

Abdixhiku në Lipjan: LDK është ngritur në këmbë tashmë, jemi të pandalshëm, jemi fitues

Abdixhiku deklaroi se LDK-ja do të dalë fituese në zgjedhje- Ja çfarë thotë ish-deputeti i kësaj partie!

Xani: Me qëndrimet që ka mbajtur në opozitë, LDK-ja, vetëm vendin e tretë e ka të sigurtë!