Lajme

Burim Ramadani: Qeveria e opozitës, do të kontribuonte në rotacion politik të domosdoshëm për demokracinë tonë

06/09/2025 16:20
nga:Genita C

Analisti Burim Ramadani ka komentuar mundësitë për formimin e një Qeverie të re pas kërkesave për zgjedhje të shpejta parlamentare, raporton GazetaBlic.-

Ai ka paraqitur tri opsione kryesore për formimin e Qeverisë:

Qeveria Kurti 3

Qeveria e “Opozitës”

Qeveria Transitore

Ramadani sugjeron se, për shkak të vështirësive të krijimit të shumicës parlamentare, opsioni më i mundshëm është formimi i një Qeverie Transitore, një ide që po promovon LDK.

Ai vlerëson si më të përshtatshme formimin e një Qeverie të “Opozitës”, e cila do të kontribuonte në rotacionin politik të domosdoshëm për forcimin e demokracisë në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se Qeveria Kurti 3 ka dështuar të krijojë shumicë, siç ka pasur vështirësi edhe në formimin e postit të Kryeparlamentarit.

Ramadani përfundon se mbetja në gjendjen e tanishme, pa Qeveri, është skenar më i dëmshëm për vendin.