Lajme

Burim Ramadani: Një pamje të këtillë nuk e durojnë armiqtë, nuk e ndjejnë shpirtshiturit, nuk e kuptojnë idiotët e dobishëm

09/21/2026 10:35
nga:Genita C

Burim Ramadani, ka reaguar për zhvillimet e fundit, duke theksuar mbështetjen e qytetarëve ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani tha se “populli bashkohet për UÇK-në”, duke e cilësuar këtë si shprehje të dashurisë dhe respektit të thellë që, sipas tij, qytetarët kanë për UÇK-në.

“Kosova po ngritet në këmbë. Goditja që na u dha po na ridëshmon ndjenjën e thellë të dashurisë e përuljes që kemi për UÇK-në”, shkroi Ramadani.