Lajme

Burim Ramadani: Këto janë dy kërkesat kryesore që duhet t’i bëhen sot sekretarit të NATO-s

03/11/2025 12:54
nga:Genita C

Burim Ramadani shkruan se lidershipi aktual i Kosovës duhet të paraqesë dy kërkesa ndaj NATO-s dhe të sqarojë disa çështje për popullin.

Kërkesa e parë është që NATO të ftojë Kosovën në Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP) dhe të nisë një dialog të avancuar me aleancën. Anëtarësimi ‘Fast Track’ i Kosovës në NATO, sipas Ramadanit, është rruga më e sigurt për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.

Kërkesa e dytë është që NATO të marrë masa për ta detyruar Serbinë të mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish, që është hapur në vitin 2012.

Po ashtu, ai thekson se lidershipi duhet të sqarojë arsyet pse Komisioni Ndër-Ministror për anëtarësim në NATO nuk ka funksionuar asnjëherë.