Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar transparencë dhe hetime të plota për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe shpërthimin terrorist në Kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare është e nevojshme për të zbardhur këto raste, duke theksuar rëndësinë e transparencës për të zbuluar lidhjet e mundshme me Luftën Hibride kundër Kosovës.
Ramadani kërkoi që autoritetet të veprojnë shpejt dhe saktë për të siguruar përgjegjësi dhe drejtësi.


