Lajme

Burim Ramadani kërkon përfshirje simbolike të Kosovës në Gaza përkrah SHBA-ve

02/22/2026 12:36
nga:Genita C

Burim Ramadani thotë që kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por në mbështetje të përpjekjeve amerikane për stabilizimin e situatës, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, përfshirja mund të bëhet përmes Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekspertizës civile, duke theksuar se Kosova, si shtet i ndërtuar mbi ndërhyrjen ndërkombëtare, duhet të rreshtohet përkrah trupave amerikane.

Ramadani vlerëson se një pjesëmarrje simbolike do të dëshmonte konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së vendit, duke ruajtur një qasje racionale buxhetore në këtë operacion.