Lajme

Burim Ramadani e kupton interesimin e mediave por nuk tregon nëse e detyruan të shkarkohet

12/22/2022 15:33
nga:G B

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të mërkurën mbeti pa kryeinspektor. Kjo për faktin se Burim Ramadani publikisht dha dorëheqje nga ky post.

Dyshime se Ramadani është detyruar të jap dorëheqje ngjalli njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

I pyetur nga Gazeta Insajderi lidhur me këtë çështje, Ramadani nuk ka pranuar të prononcohet.

Ai ka thënë shkurt se e kupton interesimin.

“Faleminderit shumë për kontaktin, besoj që jemi në rregull. E kuptoj interesimim”, ka dekaruar Ramadani teksa ka qeshur me pyetjen.

Në vend të Ramadanit tani është emëruar, Kujtim Shala. Këtë emërim e ka bërë presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti.