Burim Ramadani ka kritikuar ashpër Presidenten Vjosa Osmani për, siç e cilëson ai, qëndrimin dëshpërues ndaj Luftës Hibride kundër Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai e akuzon Osmanin se, duke mbrojtur Dimal Bashën, në fakt ka amnistuar edhe Jana Arsovskën.
Ramadani kërkon që presidentja të kishte shpallur Arsovskën persona non grata dhe të thërriste Këshillin e Sigurisë për të analizuar dëmet institucionale që, sipas tij, i janë shkaktuar vendit.
Ai shton se mbi këto gjetje duhet të ndërmerren masa serioze, përfshirë largimin e përgjegjësve nga skena publike.


