Analisti Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ajo e ka adresuar qartë Vetëvendosjen si përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, raporton GazetaBlic.
Ai citoi pikën 130 të aktgjykimit, ku thuhet se grupi më i madh parlamentar ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin për bashkëpunim dhe konsultim konstruktiv me grupet tjera.
Ramadani kritikoi ashpër qasjen e Vetëvendosjes ndaj interpretimit të Kushtetutës dhe kërkoi veprim të përgjegjshëm nga deputetët.
Shkrimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese adresoi qartë se VV është bllokuesi – i kërkon bashkëpunim dhe konsulta konstruktive!
• Ju interpretojeni si t’ju ka ëndja. Zaten, kurrë nuk keni interpretuar diçka në kuptim të plotë, vetëm sipas tekeve politike. Apo, siç ju kanë thënë Komisarët!
Por, s’ka se si më shqip e më qartë t’ju adresohet Gjykata Kushtetuese.
Në pikën 130, fq. 35, GjK thotë madje se:
“… kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm. Kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe se detyrimi për bashkëpunim konstruktiv në mirëbesim, që buron nga vetë neni 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetareve] i Kushtetutës, njëkohësisht ndërlidhet ngushtë edhe me detyrimin e përcaktuar në nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës…”
Pra, fjalët kyç:
Propozimi, grupi më i madh parlamentar, detyrim, bashkëpunim, mirëbesim, konsultim kontruktiv, mos-bllokim.
Edhe njëherë për deputetët analfabetë funksionalë:
• Gjykata ka intepretuar se e drejta për propozimin e Kryetarit-es është njëkohësisht edhe DETYRIM për bashkëpunim dhe konsulta konstruktive me grupet tjera parlamentare.
A po kuptoni???
– Nëse doni, më shkruani në inbox dhe ju sqaroj edhe pak se çka saktë duhet të bëni.
Madje, ju ka përsëritur të njëjtën edhe në pikën 190, fq. 45.
S’ka më shqip!
P.S
Tash, ju analfabetët funksionalë në Kuvend e di që nuk e lexoni. Madje, edhe po e lexuat, hiq nuk e kuptoni! Dokumenti 47 faqe është i rëndë për ju!


