Lajme

Burim Meta thotë se opozita s’duhet t’ia votojë VV’së kryeparlamentarin

04/13/2025 18:23
nga:Genita C

Burim Meta, ish-deputet i listës “Guxo”, ka shprehur qartë mendimin e tij se opozita nuk duhet t’ia japë votën VV-së për Kryeparlamentar.

I pyetur nga GazetaBlic nëse opozita duhet ta mbështesë këtë propozim, ai nuk ngurroi të përgjigjej me një “Jo” të prerë.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 15 prill për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, u tha në një njoftim të shkurtër nga Presidenca.

Lekaj: Opozita mund të bojkotojë votimin për kryeparlamentarin e VV-së, situata ende është e paqartë!

VV pranoi sfidat për Qeverinë, opozita me vija të kuqe – A po shkon vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme?