Lajme

Burim Bujupi zgjedhet kryesues i Kuvendit të Drenasit, Lladrovci: Bashkë, përpara!

12/17/2025 12:46
nga:Y I

Ne mbledhjen e Kuvendit të Drenasit, me 15 vota ndaj 11, është zgjedhur kryesues i Kuvendit Burim Bujupi, të cilin kryetari Ramiz Lladrovci e quajti ndër më të votuarit e “kampionëve”.

Lladrovci ka shkruar në fund: “Uniteti ka emër, bashkë, përpara!”

Postimi i Lladrovcit në fb:

Kuvendi i Drenasit i përfaqësuar me shtatë parti politike, me asamblistët e vet, edhe një herë ka dëshmuar se i zgjedh çështjet me raundin e parë.

Me 15 vota është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Drenasit, Burim Bujupi, një nga më të votuarit e “kampionëve”.

Votimin e ndoqa nga Londra dhe nga këtu përshëndes të gjithë asamblistët dhe Kryesuesin për përgjegjësinë e re.

Uniteti ka emër, bashkë, përpara!