Lajme

“Bunk’Art 2” atraksioni kryesor, Rama: Qendra e Tiranës pret çdo ditë mijëra turistë

04/28/2024 09:25
nga:G B

Bunk’Art 2 po kthehet në një atraksion kryesor për turistët e huaj, por dhe për qytetarët shqiptarë të cilët vizitojnë Tiranën.

Kryeministri Edi Rama në Facebook, ka ndarë pamje ku duket numri i lartë i turistëve që presin të vizitojnë bunkerin sekret të Ministrisë së Brendshme, njëkohësisht edhe muzeumi i parë i dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të regjimit komunist.

“MIRË MËNGJES dhe nga qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike, të cilët qëndrojnë në radhë për të shijuar sitet më të bukura që përfaqësojnë historinë, kulturën e harmoninë fetare karakterizuese, ju uroj të diel të paqt”, shkruan Rama.