Lajme

Bunjaku thotë se Lumbardhi është “djalë i ri, me vizion të ri”: Babai i tij ishte deputet i VV’së por më i distancuar

10/24/2024 19:02
nga:G B

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku, është pyetur për aderimin më të ri në LDK- ish fituesin e Big Brother Vip Kosova 2, Lumbardh Salihu. Ajo në “Frontal” të T7 ka thënë se nuk e ka përcjellur shumë këtë reality-show përvec momentin kur Lumbardhi kishte veshur një këmishë me figurën e Ibrahim Rugovës në të.

“Lumbardhi tashmë i është bashkuar LDK’së sepse ne jemi parti e hapur për gjithësecilin sidomos për figurat si Lumbardhi dhe normalisht që secili i ri dhe e re do ta gjejë vetën në LDK sepse ka hapësirë për të gjithë”, tha Bunjaku.

“Një djalë i ri, me vizion të ri”, shtoi ai duke folur për Lumbardh Salihun.

Lumbardhi është djali i Salih Salihut, ish deputetit të VV’së.

Për këtë, Bunjaku tha se në atë kohë Salihu ishte më i distancuar nga VV.

“Personalisht ia njoh babën. Kemi qenë në kuvend bashkë. Edhe në atë kur ka qenë pjesë e LVV’së ka qenë më i distancuar prej grupit parlamentar të LVV’së. Por nuk është vec Lumbardhi, shumë të tjerë nga LVV dhe partitë tjera po i bashkohen LDK’së dhe vëmendja është kthyer nga LDK sepse dashtën me provu këtë qeverisje dhe këtë kryeministër, i cili thjeshtë i ka mashtru qytetarët me popullizëm, dhe tani secili po i kthehet realiteti se popullizmi nuk bën zgjidhje as për energjinë, as për shportën familjarë, arsimit, shëndetësisë e kështu me radhë”, tha ajo në “Frontal”.