Kosova do të përballet me Zvicrën në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll.
Dardanët përballen me ‘Nati-n’ në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025, atje ku ka optimizëm të madh për një rezultat sa më pozitiv.
Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Valon Bunjaku tha për ‘GazetaBlic Sport’ se atmosfera është shumë e mirë brenda kampit dhe do të luftohet vetëm për fitore në këtë takim.
“Atmosfera është shumë e mirë tek skaudra, ne jemi stërvitur shumë mirë këto dy javë dhe jemi plotësisht të përgatitur për ndeshjen e nesërme ku do të luftojmë vetëm për fitore”, tha Bunjaku.

/GazetaBlic Sport/


