Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar KF Llapin gjatë stërvitjes, ku u takua me trajnerin Batatina dhe futbollistët, raporton Gazeta Blic.
“I përgëzova për sukseset dhe rezultatet që po e nderojnë qytetin tonë. Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë me edhe më shumë investime, për t’i krijuar kushte më të mira të rinjve tanë dhe për ta forcuar rolin e sportit në komunën tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sot, bashkë me kandidatë për Kuvendin Komunal, vizituam KF Llapin gjatë stërvitjes, ku u takuam me trajnerin Batatina dhe futbollistët. I përgëzova për sukseset dhe rezultatet që po e nderojnë qytetin tonë.
Në këtë mandat kemi mbështetur sportin në çdo formë, nga ndërtimi i infrastrukturës sportive deri te përkrahja e klubeve e sportistëve të rinj. Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë me edhe më shumë investime, për t’i krijuar kushte më të mira të rinjve tanë dhe për ta forcuar rolin e sportit në komunën tonë.
Bashkë për sportin!
Bashkë për Podujevën!


