Lajme

Bulliqi takon gratë dhe vajzat e Lëvizjes: Përkrahja e tyre treguesi më i mirë i qeverisjes tonë të mirë, e rezultatit të 12 tetorit

09/28/2025 12:00
nga:G B

Shpejtim Bulliqi, kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës, ka takuar gratë dhe vajzat që janë pjesë thelbësore e Lëvizjes, raporton Gazeta Blic.

“Përkrahja juaj është treguesi më i mirë i qeverisjes tonë të mirë, e rezultatit të 12 tetorit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Mirëmëngjesi Podujevë!

Bashkë me deputeten Saranda Bogujevci e kandidatet tona për asamble, takuam gratë dhe vajzat që janë pjesë thelbësore e Lëvizjes e planit tonë për punë e zhvillim.

Përkrahja juaj është treguesi më i mirë i qeverisjes tonë të mirë, e rezultatit të 12 tetorit.

Bashkë për Podujevën ❤️