Lajme

Bulliqi: Sheshi i Podujevës më i bukuri i të gjitha qendrave të Kosovës

08/04/2023 22:24
nga:Sh R

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se sheshi i qytetit të tij është më i bukuri nga të gjitha sheshet e qendrave të Komunës së Kosovës.

Bulliqi, tha se edhe qendra tregtare në kug të qytetit është një hapësirë të cilën po e ferkuentojnë shumë qytetarët.

“E kemi një shesh të bukur, pa modesti po e them besoj që e kemi sheshin më të bukurin ndër të gjitha qendrave të komunave të Kosovës. Është krijuar një atmosferë e mirë, ku qytetarët tanë po kalojnë kohë të mirë, përveç kësaj tashmë kemi edhe një qendër të madhe tregtare në pjesën jugore të qytetit, ku edhe atje iu krijohet një hapësirë mjaft komode qytetarëve tanë”, tha ai në emision veror “Nxet” në Tëvë1.

Tutje, ai foli edhe për magjistralen Prishtinë – Podujevë, ku tha se projekti synohet që të përmbyllet brenda 365-ditëve të punës.

“Ditët e punës që planifikohet të përmbyllet është 365 ditë pune dhe me informacionet të cilat i kemi pritet që në fund të vitit të ardhshëm ta kemi të përmbyllur si projekt. Kanë filluar punët mbarë, janë bërë shpronësimet e pronave private ose publike, si dhe janë siguruar mjetet buxhetore. Vlera e projektit është përafërsisht 35 milionë euro”, tregoi Bulliqi.

I pari i Podujevës tha se vetëm gjatë këtij viti janë duke u realizuar dhjetëra projekte milionëshe.

“Projekte milionëshe fatmirësisht vetëm këtë vit në Llap i kemi 7 apo 8 projekte deri tash, të gjitha janë duke u kryer. Jemi duke realizuar dhjetëra projekte të cilat janë në interes për qytetarët”, shtoi ai.