Zgjedhjet Lokale

Bulliqi: Së bashku me kryeministrin dhe me Elvis Naçin diskutuam për projektet për të ardhmen në Podujevë

10/10/2021 16:34
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka theksuar se së bashku me Elvis Naçin dhe me kryeministrin Kurti, kanë diskutuar për projektet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Nga takimi sot me kryeministrin, Albin Kurti, dhe humanistin e madh, Elvis Naçi, ku diskutuam për punët dhe projektet për të ardhmen në Podujevë.

Mbështetja e kryeministrit, na shton kurajon për punët e mira që e presin komunën dhe vendin tonë.