Lajme

Bulliqi premton mësim gjithëditor në të gjitha shkollat e Podujevës

10/06/2025 20:14
nga:N K

Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, në një postim ne Facebook ka njoftuar se në mandatin e ri Komuna e Podujevës, do jetë komuna e parë në Kosovë që do t’i ketë të gjitha shkollat me mësim gjithë ditor.

E për ta realizuar këtë, Bulliqi thotë se do të ndërtojnë shkolla të reja në tri fshatra si dhe anekse në shkollat ekzistuese.

Po ashtu, ai shkruan se shujtat e ngrohta për çdo nxënës të Podujevës, do sigurohen nga kuzhina qendrore.

“Në mandatin tonë të ri pas 12 tetorit, Komuna e Podujevës do të bëhet komuna e parë në Kosovë që do t’i ketë të gjitha shkollat me mësim gjithë ditor.

Për ta bërë këtë, do të ndërtojmë edhe shkolla të reja në tri fshatra, që i shtohen numrit të shkollave të ndërtuara në mandatin e parë, si dhe anekse të reja në shkollat ekzistuese.

Kuzhina qendrore ndërkaq, do të na sigurojë shujta të ngrohta për çdo nxënës.

Vazhdojmë fuqishëm, me punë të mëdha për Podujevën!”, shkruan Bulliqi.

Postimi i tij i plotë:

Në mandatin tonë të ri pas 12 tetorit, Komuna e Podujevës do të bëhet komuna e parë në Kosovë që do t’i ketë të gjitha shkollat me mësim gjithë ditor.

Për ta bërë këtë, do të ndërtojmë edhe shkolla të reja në tri fshatra, që i shtohen numrit të shkollave të ndërtuara në mandatin e parë, si dhe anekse të reja në shkollat ekzistuese.

Kuzhina qendrore ndërkaq, do të na sigurojë shujta të ngrohta për çdo nxënës.

Vazhdojmë fuqishëm, me punë të mëdha për Podujevën