Lajme

Bulliqi: Premtimet që i kemi dhënë para katër vitesh, i kemi tejkaluar me punën dhe projektet tona në terren

10/05/2025 22:15
nga:G B

Shpejtim Bulliqi, kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës, ka thënë se premtimet që i ka dhënë para katër vitesh, janë tejkaluar me punën dhe projektet në terren, raporton Gazeta Blic.

Ai ka numëruar projektet që ka realizuar, si ndërtimi i shkollave, i stacionit të autobusëve, sigurimi i shujtave për nxënës, funksionalizimi i hemodializës, digjitalizimi i shërbimeve administrative, e të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Premtimet që i kemi dhënë para katër vitesh i kemi tejkaluar me punën dhe projektet tona në terren.

Vazhdojmë bashkë me dije, nder e përkushtim për Podujevën tonë!