Lajme

Bulliqi pas vërshimeve në Podujevë: Kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve

01/21/2023 20:49
nga:Astrit Gashi

Kryetari Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se sot ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në këtë Komunë.

“Nga afër kam parë edhe intervenimet që po bëhen nga kompanitë e kontraktuara për zgjerimin e shtratit të lumenjëve dhe sanimin e rrugëve. Nga vërshimet dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore etj. Ne kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ku tashmë komisioni ka filluar punën për vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara.

Pas pranimit të raportit, bazuar në mundësitë tona komunale, si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.