Lajme

Bulliqi nga takimi me me personelin arsimor dhe shëndetësor: Jemi bashkë për arsimin, shëndetësinë e secilën sferë të jetës!

10/03/2025 10:27
nga:Sh R

Kryetari i Podujevës njëherësh kandidat i LVV-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë mbajti takim me personelin arsimore dhe shëndetësor, ku thotë se mori një mbështetje të fuqishme, raporton GazetaBlic.

Bulliqi tregon se ka theksuar punën të cilën e ka bërë në shkolla, çerdhe si dhe përmirësimet në shërbimet shëndetësore me pajisje modrene dhe infrastrukturë të re.

Ndër të tjera ai tha se jemi bashkë për arsimin, shëndetësinë e secilën sferë të jetës.

Postimi i plotë:

Mbështetje e fuqishme nga personeli arsimor dhe shëndetësor për zhvillimin dhe transformimin e Podujevës

Sonte mbajtëm tubim me personelin arsimor dhe shëndetësor, dy shtylla të rëndësishme të shoqërisë sonë, të cilët janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të punëve dhe projekteve tona të mëdha gjatë këtyre viteve të qeverisjes sonë.

Theksova punën e bërë në shkolla, çerdhe dhe kushte më të mira për mësimdhënie, si dhe përmirësimet në shërbimet shëndetësore me pajisje moderne dhe infrastrukturë të re. Personeli arsimor dhe shëndetësor me prezencën e tyre shprehën mbështetje të fuqishme për vazhdimin e këtij rrugëtimi, duke vlerësuar ndryshimet pozitive të prekshme në jetën e përditshme.

Jemi bashkë për arsimin, shëndetësinë e secilën sferë të jetës!

Ju faleminderit për mbështetjen e fuqishme!