Lajme

Bulliqi: LDK donte me çdo kusht bllokadë, u detyruam kryesuesin t’ia japim PDK-së

12/30/2021 14:42
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për Gazeta Blic pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Podujevës.

Ai tha se Vetëvendosje është detyruar të heq dorë nga Kryesusi, për faktin se sipas tij, LDK me çdo kusht dontë të bllokonte procesin e zgjedhjet së udhëheqësit të Kuvendit Komunal.

Bulliqi tha se përkundër faktit që PDK e ka kryesusin, kjo sipas tij nuk nënkupton se VV dhe PDk do të bashkëqeverisin në këtë komunë.

Ai ka reaguar edhe përmes një statusi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sot është përmbyllur me sukses procesi i zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit të Komunës, ku pas raundit të tretë të votimit me shumicë votash në këtë pozitë është zgjedhur profesori Hilmi Hoxha.

Gjatë ditës së djeshme, ne (LVV) kemi

propozuar kandidaten tonë për kryesuese të Kuvendit. Por, pasi propozimi ynë nuk gjeti mbështetjen e nevojshme, zonja Stublla sot është tërhequr nga gara për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryesuesit nga radhët e opozitës në Kuvend.

Meqë nuk e kemi shumicën në Kuvendin Komunal, ne si subjekt fitues jemi obliguar që për hir të zhbllokimit të kësaj situate, evitimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal dhe formimit të trupave të Kuvendit kemi vendosur ta votojmë kandidatin e propozuar nga opozita.

Kryesuesit Hilmit Hoxha i uroj detyrën dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin tim të plotë si kryetar i Komunës me qëllimin e vetëm shtyrjen përpara të projekteve me rëndësi për komunën dhe qytetarët tanë.