Sporti

Bulliqi: Krejt lajmet kenë kundër VV-së

09/07/2021 19:04
nga:M K

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpjetim Bulliqi, i cili është edhe kandidat përsëri për këtë post në zgjedhjet e 17 tetorit, është ‘nervozuar’ pak me lajmet në T7.

Bulliqi derisa po priste në emisonin ‘Frontal’ për paraqitjen e tij, u nervozua me lajmet që po lexonte moderatori Arsim Lani.

Sipas Bulliqit të gjitha lajmet ishin kundër Vetëvendosjes dhe kërkoi që kjo të ndryshohet.

“Nga ajo që dëgjova, qe se krejt lajmet kenë kundër Vetëvendosjes, dhe është mirë të ndrrohen pak, andaj nuk kesh nervoz po u çudita”, tha Bulluqi.

Mirëpo, moderatori Lani, tha se është detyrë e gazetarëve të raportojnë ashtu siç ndodhin ngjarjet, dhe nuk ka lajme veç kundër dikujt.

Memli Krasniqi: Një javë nga letra që ia dërgova Kurtit, atij s’po i bëhet vonë për situatën!