Lajme

Bulliqi feston ditëlindjen e 57-të, hanë torte bashkë nga një pjatë me Kurtin

09/05/2025 13:58
nga:N K

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shënuar ditëlindjen e tij të 57-të duke pritur mysafirë të veçantë, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Kurti, i cili që nga paraditja ndodhej në Podujevë për të promovuar një seri projektesh zhvillimore, iu bashkua Bulliqit për të prerë tortën e ditëlindjes dhe për të ndarë këtë moment festimi.

Fotografitë e publikuara tregojnë të dy duke shijuar tortën dhe duke festuar së bashku.