Lajme

Bulliqi: Fermerët e Podujevës po e ndjejnë dorën e shtetit

10/25/2024 17:52
nga:Sh R

Sot është realizuar faza e dytë e Projektit “Përkrahje me mekanizëm bujqësor”, ku rreth 80 fermerë kanë përfituar freza për motokultivatorë dhe freza të tipit 1.8m, makina për shtrirjen e folisë, sistemit pikë-pikë dhe mbjelljen e fidanëve të perimeve dhe makina mekanike për mbjellje të misrit me plehërim.

Kështu të paktën bëri të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

“Komuna do të vazhdojë t’i mbështes fermerët tanë jo vetëm me mekanizëm bujqësor, por edhe me subvencione tjera, në mënyrë që ta kenë më të lehtë ta punojnë tokën dhe në të njëjtën kohë t’i rrisin prodhimet e tyre bujqësore. Urime të gjithë fermerëve përfitues!”.

Po ashtu, kryetari shtoi se fermerët e Podujevës po ndjejnë dorën e shtetit.