Zgjedhjet Lokale

Bulliqi: Ashtu siç premtuam, e kemi renovuar palestrën sportive “Hakif Zejnullahu”

09/25/2021 21:10
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar palestrën sportive e cila është renovuar.

Njoftimi i plotë i Bulliqit:

Ashtu siç ishim zotuar në fillim të mandatit për renovimin e palestrës së sporteve “Hakif Zejnullahu”, ashtu edhe kemi vepruar.

Tash me intervenimin tonë është ndërruar tërësisht dyshemeja e palestrës, është rregulluar ndriçimi, ngrohtorja, banjot, zhveshtoret, tribunat dhe nyjet sanitare.

Tash e tutje sportistët do të kenë kushte shumë më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave sportive.

#bashkëqeverisim për sportin e për rininë!