Lajme

Bullgaria dëbon diplomatin rus për shkak të shpërthimit në depo të armëve

04/29/2021 17:13
nga:Gazeta Blic

Autoritetet bullgare kanë njoftuar se e kanë dëbuar një diplomat rus, pasi prokurorët kanë konstatuar se i njëjti është i dyshuar për përfshirje në katër shpërthime në depot e armëve në Bullgari.

Ministrja e Jashtme, Ekaterina Zaharieva, e ka kërkuar bashkëpunimin e plotë rus në hetimin që është duke u kryer nga autoritetet bullgare për të zbardhur rastin në fjalë, shkruan Reutres.

Dyshohet se shërbimet sekrete ruse po ashtu kanë tentuar që ta helmojnë tregtarin bullgar të armëve, Emilian Gebrev.

Moska, e cila i ka hedhur poshtë këto akuza, ka thënë se do t’i përgjigjet Sofjes në të njëjtën mënyrë.

Kujtojmë se shpërthimi ka ndodhur në vitin 2014 dhe autoritetet çeke e kanë akuzuar Rusinë se qëndron prapa tij.