170 kilogramë kokainë janë kapur nga zyrtarët doganor në Bullgari.
Droga ishte fshehur në një anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori.
Njoftimi u bë nga ana e Prokurorisë.
Prokurori i qarkut, Georgi Chinev, tha se “droga ishte fshehur në kontejnerët me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte bërë një ndalesë në Maltë”.
Ai tha se vlera e drogës së konfiskuar është 6.2 milionë eurom shkruan Agjencia Bullgare e Lajmeve.
Drejtoresha e Doganave, Petya Bankova, tha se ky është konfiskimi më i madh që ka ndodhur në portin e Burgasit.
Bankova tha se droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane, transmeton Klankosova.tv
“Anija u largua nga porti pasi shkarkoi mallrat, tha Bankova.
Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për pranuesit e dyshuar të kokainës, të cilët mund të përballen deri me 20 vjet burgim nëse gjenden fajtorë për trafikim të drogës.
Bullgaria, që viteve të fundit ka rritur përpjekjet në luftën kundër trafikimit të drogës, konsiderohet një pikë transiti për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe ka destinacion Evropën Perëndimore.