Sporti

Bukayo Saka mund të mungojë deri në një muaj për shkak të një dëmtimi

08/25/2025 11:47
nga:L J

Bukayo Saka mund të mungojë deri në një muaj për shkak të një dëmtimi, ndërsa pjesëmarrja e Martin Odegaard në ndeshjen kundër Liverpool mbetet e pasigurt, raporton BBC.

Saka pritet të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Liverpool të dielën dhe gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 të Anglisë në shtator kundër Andorrës dhe Serbisë.

Reprezentuesi anglez mund të mungojë deri në katër javë gjithsej. Ndërkohë, kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, përballet me dyshime për gjendjen fizike pasi pësoi një dëmtim në shpatull në të njëjtën ndeshje kundër Leeds. Mediat tregojnë se ai u largua nga stadiumi Emirates me shpatullën e lidhur.

/GazetaBlic Sport