Sporti

Bukayo Saka largohet nga grumbullimi i kombëtares së Anglisë për shkak të lëndimit

03/21/2024 19:59
nga:Lorik J

Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka është larguar nga grumbullimi i kombëtares së Anglisë për shkak të lëndimit.

Saka ka qenë në formë të mirë për Arsenalin këtë sezon pasi ata janë në krye të Premierligës dhe përgatiten për një ndeshje çerekfinale të Champions League me Bayern Munich.

Por 22-vjeçari do të humbasë miqësoret kundër Brazilit dhe Belgjikës – dy ndeshjet e fundit të Anglisë para se Gareth Southgate të shpall skuadrën e tij për Euro 2024 në maj.

“Bukayo Saka është larguar nga kampi i Anglisë dhe është kthyer në klubin e tij për rehabilitim të vazhdueshëm”, thuhet në një deklaratë të Federatës së Futbollit.

/GazetaBlic Sport