Lajme

Bujkut nga Vushtrria ia mbollën fshehurazi arën me kanabis: Mendova që është pasul!

06/16/2021 09:18
nga:Y I

Për më shumë se 20 vjet, Milazim Feka nuk e kishte punuar tokën e tij në Karaçë të Vushtrrisë.

Megjithatë, dikush u përkujdes që atij toka të mos i mbeste djerrinë.

Persona të panjohur në pronën prej 20 ari të Milazimit, kishin mbjellë 82 rrënjë kanabisi. Ato krejt rastësisht i hasi vëllai i Milazimit, derisa po kulloste bagëtitë.

“U kthye te na, tha çka keni mbjellë ndonjë kungull apo vidim. Thash jo na s’jena kanë atje hiç. Tri fije ishin, tri lula. Veç sa kishin fillua të bijnë, se i kishin nxjerrë prej keseve si rasadin kur e miell. Qe keset ku i kanë lanë”, tha për ATV-në Milazim Feka, pronar i tokës.

Milazimi shprehet i habitur me guximin e atij që i mbolli bimë narkotike në tokën e tij.

Ndërsa vëllai i Milazimit, Feka, tregon se si i gjeti bimët e mbjella.

“Jom kanë t’u e ruajtë lopën, edhe i kam pa do bimë të mbjella, e veta vllain mos ka mbjellë pasul, tha jo”, tha vëllai i pronarit Fekë Feka.

Për gjetjen e bimëve narkotike, familja Feka njoftoi menjëherë Policinë.

“Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Por pavarësisht deklarimit të Policisë për asgjësimin e bimëve, pronari i tokës tha se kanë mbetur akoma rrënjë.