Sporti

Bujar Shabani pritet të largohet nga Dukagjini

05/27/2024 17:19
nga:Lorik J

Skuadra e Dukagjinit pritet të ketë ndryshime interesante gjatë kësaj merkato transferimesh.

Nga skuadra e Dukagjinit pritet të largohet edhe kapiteni i tyre, Bujar Shabani, siç mëson GazetaBlic Sport.

Ende nuk ka zyrtarizim të ndarjes, megjithatë e ardhmja e Shabanit duket larg ekipit të Dukagjinit.

Shabani ishte pjesë kyçe e ekipit të Dallkut, megjithatë edhe trajneri sipas T7 do largohet nga ekipi i Klinës.

Ndryshime interesante pritet të ndodhin tek skuadra simpatike kosovare.

/GazetaBlic Sport