Dukagjini do të përballet nesër me Fushë Kosovën.
Ndeshja që ishte paraparë të luhej në fundjavë u shtye për shkak të reshjeve të borës që pamundësoi që takimi të zhvillohej për shkak se stadiumi nuk ishte në gjendje të mirë për lojë”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim i xhiros së 15’të u caktua që të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00.
Lojtari i Dukagjinit, Bujar Shabani për GazetaBlic Sport tha se klubi i tyre do të hyjnë në këtë duel vetëm për fitore që do të mundësonte që të ngjiteshin më lartë në tabelë.
Sipas Shabanit kjo shtyrje e ndeshjes nuk do ketë ndikim te lojtarët.
“Jo, jo kjo shtyrje nuk do të ndikojë asgjë. Jemi shumë të përgatitur në të gjitha aspektet. Sa i përket lojës kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të papërshtatshëm dhe me një ekip që është për t’u vlerësuar. Ne si ekip do futemi vetëm për 3 pikë që do na dërgonin te ajo pjesa e ekipeve lartë në tabelë që gjithësesi duhet pranuar se ky ekip është i ndërtuar për të përfunduar edhe këtë vit në garat evropiane”, tha Shabani për GazetaBlic Sport.


