Lajme

Bujar Nishani i bashkohet lëvizjes së Berishës për zgjerimin e PD: Jam me demokratët e ndershëm dhe të vërtetë

09/16/2021 10:55
nga:M K

Ditën e sotme, ish kryeministri Sali Berisha do të nisë lëvizjen për bashkimin e Partisë Demokratike dhe zgjerimin e saj që do fillojë në orën 18:00 në Tiranë, tek Rogner.

Kësaj lëvizje i është bashkuar edhe ish Presidenti Bujar Nishani. Me anë të një postimi në Facebook, Nishani shkruan:

“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë. Sot në Rogner, në 18:00 ! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese ! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !”

Sipas asaj që Berisha paralajmëroi, lëvizja do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Ky vendim i Berishës erdhi pas përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar.