Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka takuar përfaqësues të bizneseve në Plitkoviq, raporton Gazeta Blic.
“Do ta rregulloj infrastrukturën në Plitkoviq dhe do ta kthejmë këtë zonë në qendër të përshtatshme për banim dhe zhvillim”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në takim me përfaqësues të bizneseve në Plitkoviq, dëgjova shqetësimet dhe kërkesat e tyre për urbanizim dhe infrastrukturë moderne.
Si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Lipjanit, zotimi im është i qartë: do ta rregulloj infrastrukturën në Plitkoviq dhe do ta kthejmë këtë zonë në qendër të përshtatshme për banim dhe zhvillim.


