Lajme

Buja takim me banorë në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit- Entuziazëm dhe mbështetje e fuqishme për PDK-në!

08/23/2025 21:24
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar takim me banorë të Lagjes së Re dhe Lagjes së Akllapit.

Buja është pritur me entuziazëm duke u dëshmuar mbështetja e fuqishme për PDK-në.

“Entuziazmi dhe besimi i banorëve janë garancia më e madhe se së bashku do të sjellim ndryshime, si dhe rritje të investimeve që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.

“Përkrah meje ishte edhe kandidatja për Kuvendin Komunal, Fitnetja, pjesë e ekipit fitues që do t’i jap zë vizionit të ri për Lipjanin” mbyll shkrimin Buja.

Shkrimi i plotë:

Entuziazëm dhe pritje për ndryshim në Lagjen e Re dhe Lagjen e Akllapit!

Takim i ngrohtë me shtabin e PDK-së në Lagjen e Re dhe në Lagjen e Akllapit, ku u dëshmua edhe njëherë mbështetja e fuqishme për PDK-në.

Entuziazmi dhe besimi i banorëve janë garancia më e madhe se së bashku do të sjellim ndryshime, si dhe rritje të investimeve që do të përmirësojnë jetën e secilit qytetar.

Përkrah meje ishte edhe kandidatja për Kuvendin Komunal, Fitnetja, pjesë e ekipit fitues që do t’i jap zë vizionit të ri për Lipjanin.