Lajme

Buja: Kur vendi kishte nevojë isha përballë të keqes, sot rikthehem, për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton!

09/06/2025 18:26
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, përmes një video të ndarë në Facebook ka përshkruar rrugtimin e tij nga vitet e 80-ta deri tani.

Buja tha se në vitet e 80-ta, kur liria dhe të drejtat ishin të shtypura, ai ishte aty në ballë të përballjes, gjë për të cilën u dënua me 13 vite burg.

Ai potencoi se edhe më vonë kur vendi kishte më shumë nevojë, ishte aty përballë së keqes.

“Në vitet ’80-ta, kur liria dhe të drejtat tona ishin të shtypura, unë isha aty – në ballë të përballjes. Për këtë përkushtim, u dënova me 13 vite burg.
Më vonë, kur vendi kishte më së shumti nevojë, isha sërish përballë të keqes.Së bashku me ju – bashkëluftëtarë dhe qytetarë të nderuar – luftuam dhe e fituam lirinë tonë të shenjtë.Me besimin dhe përkrahjen tuaj, fitova dy herë zgjedhjet lokale dhe pata nderin të shërbej si Kryetar i Komunës së Lipjanit, në një nga periudhat më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës.Gjatë gjashtë viteve të qeverisjes sonë, investuam mbi 62 milionë euro në Lipjan.Kemi bërë shumë punë – por shumë më tepër ka mbetur pa u bërë!Fatkeqësisht, 12 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, diskriminimit dhe moszhvillimit” thekson buja raporton “Gazeta Blic”.

Buja tha se tashmë po rikthehet sërish me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton.

“Me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur – për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton!Për këtë rikthim, kam nevojë për përkrahjen tuaj.Lipjani ka nevojë për drejtim të vërtetë.Për projekte madhore që prekin jetën tuaj të përditshme.Jo për fasadë.Jo për ngjyra.Por për punë.Projektet që nuk arrita t’i përfundoj atëherë – do t’i çoj deri në fund tani.Nuk ndalem” tha ai në videon e ndarë në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë: