Lajme

Buja: Sllovi dhe Smallushë, faleminderit për përkrahjen madhështore sonte!

09/20/2025 20:50
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar takimet me banorë në Sllovi dhe Smallushë.

Buja i ka falenderuar për përkrahjen madhështore që i kanë dhënë sonte.

“Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë, me projekte konkrete e të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje thotë ‘Koha e tyre ka përfunduar! Është koha jonë! Fitorja është e jona’.

Postimi i plotë:

Faleminderit Sllovi!

Faleminderit Smallushë!

Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte.

Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë, me projekte konkrete e të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës.

Koha e tyre ka përfunduar!

Është koha jonë!

Fitorja është e jona!