Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, i shoqëruar nga deputetet Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi si dhe kandidati për Kuvendin Komunal,Edison Beqiri, kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me gratë e Shalës.
Buja tha se para tyre shpalosën programin i cili parasheh masa konkrete për fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.
“Nga ky takim morëm mbështetje të fuqishme, e cila na jep energji shtesë për të çuar përpara këtë vizion” tha Buja raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu dhe znj. Ariana Musliu Shoshi, si dhe me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Edison Beqiri, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur me gratë e Shalës.
Para tyre shpalosëm programin tonë, i cili parasheh masa konkrete për fuqizimin socio-ekonomik të grave dhe rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.
Nga ky takim morëm mbështetje të fuqishme, e cila na jep energji shtesë për të çuar përpara këtë vizion.


