Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, sot kafen e mëngjesit e ka pirë me qytetarët e Shalës.
Buja tha se shaljanët i janë shprehur mirënjohës për investimet e realizuara gjatë dy mandateve të tij si kryetar.
Ai u zotua se projektet për Shalën vetëm sa do të shtohen dhe rriten në mandatin e ardhshëm.
“Ata e dinë se fjala ime është zotim dhe se projektet për Shalën vetëm do të shtohen dhe rriten në mandatin e ardhshëm. Prandaj, mbështetja e tyre e fuqishme është garanci për fitoren dhe për një të ardhme edhe më të mirë për Shalën” deklaroi Buja raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi nga Shala
Së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Edison Beqiri, kafen e mëngjesit sot e pimë me qytetarët e Shalës.
Shaljantë janë mirënjohës për investimet e realizuara gjatë dy mandateve të mia si Kryetar, investime që kanë sjellë zhvillim të prekshëm në këtë trevë.
Ata e dinë se fjala ime është zotim dhe se projektet për Shalën vetëm do të shtohen dhe rriten në mandatin e ardhshëm. Prandaj, mbështetja e tyre e fuqishme është garanci për fitoren dhe për një të ardhme edhe më të mirë për Shalën!


