Lajme

Buja nga Topliqani, Jeta e Re dhe Gracka e Vogël: Mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne, por për të gjithë, fitorja është e jona!

09/25/2025 20:53
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar banorët në Topliqan, Jetën e Re dhe në Grackë të Vogël, ku thotë se zëri i tyrë është i qartë dhe duan kushte me të mira, raporton GazetaBlic.

Buja thotë se mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne por për të gjithë, ku thotë se fitorja është e jona.

Postimi i plotë:

Në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, zëri i qytetarëve është i qartë: duan më mirë, ujë 24/7, shkolla moderne ku fëmijët marrin dijen në kushte dinjitoze, si dhe çerdhe e kopshte që garantojnë përfshirjen e hershme në edukim.

Rrugë të sigurta, transport publik që lidh çdo lagje me qytetin, parqe, shetitore dhe kënde lojërash ku familjet të kalojnë kohë së bashku.
Mbështetja juaj masive sonte është më shumë se entuziazëm është përgjegjësi.

Mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne, por për të gjithë: fitorja është e jona!

#PDK-191

#Lipjanimeritonmëmirë