Lajme

Buja: Në momentin që Uran Ismajli hyn në balotazh, e fiton Prishtinën!

07/27/2025 10:08
nga:Genita C

Shukri Buja i PDK-së, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë e me tone parashikuese lidhur me zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke identifikuar komunat ku, sipas tij, PDK ka fitore të garantuar dhe ato ku beteja do të jetë më e vështirë, raporton GazetaBlic.

Sipas Bujës, në Lipjan, Skenderaj e Drenas, PDK e ka të sigurtë fitoren.

“Komuna e Lipjanit do të jetë fituese, Ferizaji, Prizreni do të varet nga koalicionet. Në Prishtinë, besoj që Uran Ismajli në momentin që hyn në balotazh i fiton zgjedhjet. Në Mitrovicë. Ndërsa më dobët jemi në Gjilan, në Kamenicë besoj se do të dalë një kandidat shumë i fuqishëm, në Pejë e Gjakovë jemi dobët, por synojmë që të përforcohemi. Ndërsa në Skenderaj e Drenas nuk kemi çka të diskutojmë, fitoren e kemi të sigurt”, ka deklaruar Buja.

Intervista e plotë: