Lajme

Buja: Ndërtimi në Lipjan do të zhvillohet, do të rriten standardet dhe do të promovohen të drejtat e punëtorëve!

08/29/2025 12:42
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me Mustaf Gashin pronarin e kompanisë M.Gashi ShPK, pronarin e një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në Lipjan e Kosovë vizituan vendpunishtet ku po krijohet zhvillimi i së ardhmes në Kompleksin Grand Tower, Prishtina e Re.

Buja tha se ky biznes është shembull i zhvillimit në Kosovë.

“Me punësimin e një numri të madh punëtorësh nga Lipjani, ai siguron jo vetëm vende pune, por edhe mirëqenien e shumë familjeve lipjanase” shkruan Buja.

Ai tha se si kryetar i ardhshëm i Lipjanit ka një zotim të qartë, hartat zonale do të rishikohen në konsultim të hapur me sektorin privat.

Buja theksoi se mbi të gjitha ndërtimi në Lipjan do të zhvillohet, do të rriten standardet dhe do të promovohen të drejtat e punëtorëve.

“Si Kryetar i ardhshëm i Lipjanit, kam një zotim të qartë: hartat zonale do të rishikohen në konsultim të hapur me sektorin privat; nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e sektorit; do të fuqizohet stafi profesional komunal për t’i shërbyer më mirë palëve”

“Por mbi të gjitha ndërtimi në Lipjan do të zhvillohet dhe do të rriten standardet, do të promovohen të drejtat e punëtorëve në këtë sektor, sidomos siguria dhe shëndeti në punë, si dhe do të kërkojmë banim të përballueshëm dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë.Ky është ndryshimi që e meritojnë punëtorët, bizneset, si dhe çdo qytetar i komunës sonë” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Mustaf Gashin, pronari i kompanisë M.Gashi ShPK, pronarin e një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në Lipjan e Kosovë, vizituam vendpunishtet ku po krijohet zhvillimi i së ardhmes në Kompleksin Grand Tower, Prishtina e Re.

Ky biznes është shembull i zhvillimit në vendin tonë. Me punësimin e një numri të madh punëtorësh nga Lipjani, ai siguron jo vetëm vende pune, por edhe mirëqenien e shumë familjeve lipjanase.

Si Kryetar i ardhshëm i Lipjanit, kam një zotim të qartë: hartat zonale do të rishikohen në konsultim të hapur me sektorin privat; nuk do të ketë ndërhyrje politike në punën e sektorit; do të fuqizohet stafi profesional komunal për t’i shërbyer më mirë palëve.

Por mbi të gjitha ndërtimi në Lipjan do të zhvillohet dhe do të rriten standardet, do të promovohen të drejtat e punëtorëve në këtë sektor, sidomos siguria dhe shëndeti në punë, si dhe do të kërkojmë banim të përballueshëm dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë.

Ky është ndryshimi që e meritojnë punëtorët, bizneset, si dhe çdo qytetar i komunës sonë.

Fitorja është e jona!