Shukri Buja, ish-komandant në zonën e Nerodimës(Reçakut), ka thënë se në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 kanë ardhur informacione të ndryshme dhe të paverifikuara, se janë marrë shumë civilë nga Reçaku dhe janë bartë me mjete policore.
“Një pjesë janë ardh e kanë njoftu se ka njerëz të vrarë brenda Reçakut, një pjesë tjetër na kanë njoftu së ka njerëz të masakruar në Reçak”, ka thënë Buja në Debat Plus.
Buja ka shtuar se 15 janari ishte një angazhim ushtarak më ndryshe, duke shtuar se pozicionet e tyre mbrojtëse ishin mbi Reçak.
Buja ka thënë se Reçaku ishte një fshat mjaft i vështirë për t’u mbrojtur, ku ishte vetëm një vijë mes Çestës së Reçakut dhe Pishave të Shtimës që i ndanin UÇK-në nga forcat policore e ushtarake serbe.
Buja ka potencuar së banorëvë të Çestës së Recakut iu kishin sygjeruar të largoheshin nga ai vend sepse përbënte një rrezik më të madh për ta.
Ai ka treguar se pozicion i mirë për forcat serbr për t’i sulmuar civilët shqiptar ishte dhe Kodra e Gështenjave, por këto operacione forcat serbe, sipas tij i nisën në Grykën e Caralevës.
“Nga Gryka e Caralevës janë pozicionuar nga Balinca dhe Caraleva”, ka thënë tutje ai derisa potencoi se në Belincë ishte një fushë ku mund të depertonin tanket, pa problem.
“Në mbrëmjen e 14 janarit deri më 15 janar forcat serbe kanë lëvizur nëpër Reçak më ndihmën e dikujt që e ka njohur mirë terrenin”.
Tutje ai ka theksuar se forcat serbe kane filluar te provokonin nga Çesta e Reçakut dhe kane filluar goditjet e para, ne mengjesin e hershem te 15 janarit.


