Ish-komandanti i parë i liruar nga Haga, Shukri Buja, zbuloi përjetimet e tij në përballjen me Gjykatën Speciale.
Buja theksoi se shpallja i pafajshëm nga gjykata ishte një gëzim i papërshkueshëm, pasi pastërtia e tij në luftën çlirimtare u vërtetua.
“Ishte nje gëzim i papërshkrueshëm, kjo për shkak të pastërisë e cila po vërtetohej nga një gjykatë e krijuar nga Parlamenti i Kosovës. Kanë pushuar të gjitha hetimet dhe nuk mund të ketë më ngritje akuze për krime lufte”, tha Buja.
Ish-komandanti apeloi që të lirohen dhe ish-drejtuesit e tjerë të të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.
Ai tha se lufta e shqiptarëve ishte një luftë e drejtë për çlirimin e vendit dhe jo një luftë për pushtet.
“Kemi qenë në ankth se a do të vërtetohet se ne kemi bërë luftë çlirimtare. Bashkëudhëtarët e mi nuk kanë pse qëndrojnë të burgosur më atje. Jemi të interesuar të përfundojë procesi dhe të shpallen të pafajshëm, duke pushuar akuzat e pakuptimta. Nuk kemi bërë luftë për pushtet apo ideologjike por luftë çlirimtare”, tha ai.