Lajme

Bugaqku, KDI: Votimi për dy nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë bëhet në pako ashtu si për tre nënkryetarët e tjerë

08/27/2025 11:23
nga:Y I

Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi, nuk arritit të përmbyllë dje të gjithë procesin pasi nuk zgjodhi të gjithë nënkryetarët.

Nënkryetarët nga partitë shqiptare, LDK, LVV dhe PDK arritën t’i marrin votat e nevojshme por jo ato nga komunitetet jo shumicë.

Pas kësaj kryetari i zgjedhur, Dimal Basha, ndërpreu seancën për të vazhduar të enjten në orën 11:00.

Në lidhje me këtë çështje dhe si bëhet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit ka folur për “Gazeta Blic”, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI.

Bugaqku sqaroi se ‘Kushtetuta thekson se tre nënkryetarët e parë të Kuvendit propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy nënkryetarë propozohen nga komunitetet jo shumicë: njëri nga komuniteti serb dhe tjetri nga komunitetet e tjera jo shumicë’.

Ai tha po ashtu se Kushtetuta kërkon që votimi për tre nënkryetarët e parë të bëhet në një pako të përbashkët, sikurse edhe votimi për dy nënkryetarët e propozuar nga komunitetet jo shumicë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 67, përcakton qartë procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.Fillimisht, Kushtetuta thekson se tre nënkryetarët e parë të Kuvendit propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy nënkryetarë propozohen nga komunitetet jo shumicë: njëri nga komuniteti serb dhe tjetri nga komunitetet e tjera jo shumicë.Gjithashtu, Rregullorja e Punës së Kuvendit, përmes nenit 12, paragrafëve 6.1 dhe 6.2, e përforcon këtë dispozitë, duke përcaktuar se kandidaturat nga komunitetet jo shumicë duhet të propozohen nga radhët e partive që kanë shumicën e deputetëve të atyre komuniteteve dhe të paraqiten me shkrim.Sa i përket votimit, Kushtetuta kërkon që votimi për tre nënkryetarët e parë të bëhet në një pako të përbashkët, sikurse edhe votimi për dy nënkryetarët e propozuar nga komunitetet jo shumicë (shih paragrafët 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës)” tha Bugaqku për “Gazeta Blic”.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, caktoi propozimin me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb pasi Slavko Simiq i propozuar nga Lista Srpska nuk mori mbështetjen e nevojshme në tri herë radhazi.

“Në gjykimin tim kandidati është ezauruar, Lista Sprksa po refuzon të propozojë një kandidat tjetër, prandaj vazhdojmë me paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores”.

Ai tha se kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit.

/Gazeta Blic/

 

Cakolli: Përtej filmave procedura është e qartë, dy nënkryetarët nga komunitetet do të duhej të votohen në pako

 

 

Basha shkon me short për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

 

Rashiq nuk i merr votat për nënkryetar të Kuvendit, ndërpritet senaca – vazhdon të enjten