Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar varet nga puna dhe procedurat e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Kjo krejt varet nga momenti kur KQZ i përfundon të gjitha procedurat e numërimit të të gjitha votave, qoftë atyre me postë, qoftë atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta’’.
‘’Sot u njoftua nga KQZ se së shpejti pritet të përfundojnë edhe të gjitha numërimet e votave me postë, atëherë nuk ka ndonjë arsye tjetër pos që ky proces të përfundojë sa më shpejt dhe t’i hapet mundësia KQZ-së të shpallë rezultatet, ndoshta në vikend apo ditën e hënë të javës së ardhshme”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se procesi mund të përmbyllet plotësisht vetëm pas kalimit të periudhës së ankimimit nga subjektet politike apo edhe nga vetë kandidatët që kanë qenë në garë./Rtv Dukagjini/


