Lajme

Bugajski Lajçakut: “A po bën shaka? Ukraina po digjet e ti flet për targa. Kosova menjëherë në NATO”

03/12/2022 08:34
nga:Astrit Gashi

Anëtari i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski ka thënë se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.

Këtë koment e bëri përmes një reagimi në shkrimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak në Twitter, ku ky i fundit njoftoi se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptimin çështjen e targave.

Ndërsa Bugajski i ka replikuar atij duke thënë se negocimi për targa derisa Ukraina po digjet dhe regjimet ruse e serbe po e destabilizojnë Evropën duhet të jetë një shaka.

“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkroi Bugajski.