Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
Bugajski “refuzimin” e SHBA-së për të “njohur” kryetarët e ri të komunave në veri e ka krahasuar me refuzimin e Trump-it për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.
“Është ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit”.
Ai thotë se mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin.
“Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter.
We strongly condemn the actions by the Government of Kosovo that are escalating tensions in the north and increasing instability. We call on Prime Minister @albinkurti to immediately halt these violent measures and refocus on the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 26, 2023